“Champions”, Çarçani: Rivalitet i vështirë. Xhihani: Grumbullimi i pikëve u jep mundësi më të mirëve (VIDEO)

“Champions”, Çarçani: Rivalitet i vështirë. Xhihani: Grumbullimi i pikëve u jep mundësi më të mirëve (VIDEO)

Gazetari Gerti Çarçani për përballjet e Uefa Champions League thotë se skuadrat po bëjnë detyrën dhe se është një format ku nuk duhet gabuar sepse janë nëntë ndeshje dhe siç ka nisur shumë keq Milani apo të tjerët nuk duhet gabuar, por po mbledhin ato pikë.

Duke folur për “MCN Informacion”, ai tha se secila nga skuadrat ka rivalë tepër të vështirë.

Po bëjnë detyrën, madje dhe me goleadë në mënyrë që të jenë më komodë.

Tetë skuadrat e klasifikimit do kalojnë direkt, ndërsa të tjerat do të përballen me play off.

Po mundohen që të mos ketë shkarje këmbe.

Ndërsa komentatori sportiv Alban Xhihani tha se niveli i futbollit ka ndryshuar, superfuqitë europiane dhe botërore të futbollit po forcohen gjithnjë e më tepër.

Mendoj që jemi brenda normalitetit, nuk ka rëndësi nëse do të ishte formula e vjetër apo formula e re.

Surpriza ka gjithmonë në Champions League, si Brest. Milani me Leverkusen ishte një ndeshje e vështirë.

Por për Milanin mendoj se pjesa më e madhe janë nxituar, duke e vënë nën siklet Fonsekën.

Kjo formulë me grumbullim pikësh i jep mundësinë më të mirët që të ngrihen më lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy