
Skuadrat e kreut në Premier League nuk kanë zhgënjyer, teksa kanë fituar në ndeshjet e tyre respektive, duke i bërë presion Manchester Cityt.
Chelsea mposhti 3-2 Leeds në “Stamford Bridge”, në një ndeshje shumë të vështirë për skuadrën e Tuchel. Vlen të theksohet se për “Blutë e Londrës” në këtë takim u akorduan 2 penallti, në minutat 58 dhe 94, të cilat u kthyen në gol nga Jorginho.
Në ndeshjen tjetër, Liverpool mposhti minimalisht Aston Villan në shtëpi. Një penallti e shndërruar në gol nga Salah në minutën e 67-të, i dha 3 pikët skuadrës së Klopp.
Fitore ka korrur edhe Arsenali, që mposhti pastër 3-0 Southampton, aty ku për këta të fundit u aktivizua titullar edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja.
RENDITJA:



