Real Madridi , objektiv në Uruguaj

Real Madridi , objektiv në Uruguaj

Si në çdo merkato tjetër , Real Madridi edhe në atë të janarit do të vijojë ti japë prioritet afrimit të talentëve.

Këtë herë drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ kanë zgjedhur Uruguajin, ekzaktësisht Liverpool Montevideon, skuadër me të cilën aktivizohet Luciano Rodriguez.

Sulmuesi konsiderohet një ndër më të spikaturit në Amerikën Latine, i cili ndoshta do të vijojë rrugën e bashkombasit Federico Valverde, produkt i kategorive inferiore të Penarol.

Për arritjen e këtij objektivi, kryeqytetasit do të kenë një sfidë jo të lehtë përpara edhe pse momentalisht pretendentët nuk janë bërë me dije.

Kontrata e 20 vjeçarit me Liverpool Montevideo skadon në 2027-tën dhe përfshirja e të tjerë ekipeve në garë i detyron ‘’ Los Blancos ‘’ të përshpejtojnë për kampionin e botës me kombëtaren ‘’ Celeste ‘’ në kategorinë e moshave.

Luciano Rodriguez është formuar në kategoritë inferiore të Progresos dhe të qënit i pretenduar nga një ekip si Real Madridi është një sukses më vete .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy