Juventusi dështon për Suson

Juventusi dështon për Suson

Ditët e fundit të merkatos së verës ishin shumë të rëndësishme për të ardhmen e mesfushorit Suso, i cili u pretendua me ngulm nga Juventusi. Edhe pse drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ ishin në kontakt të vazhdueshëm me spanjollin , koha nuk premtoi shumë dhe si përfundim qëndroi tek Sevilla. Natyrisht traineri Jose Luis Mendilibar u gëzua nga ky fakt për arsye se Suso është një ndër lojtarët kyç të ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , të cilët nuk e kanë filluar mirë sezonin dhe në tre javët e para numërojnë tre humbje. Megjithatë, transferimi tek torinezët do të ishte një hap përpara në karrierë për 29 vjeçarin , i cili edhe në të kaluarën provoi veten në Serinë A , tek Milani dhe Genoa. Duhet parë se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos së dimrit, një tjetër mundësi për italianët për të tentuar blerjen e Susos, i cili e njeh shumë mirë këtë kampionat për arsye të eksperiencave të mërparshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy