Brahja: Më vjen keq që ndeshja mbaroi 4-3, pjesa e dytë do jetë mësim

Brahja: Më vjen keq që ndeshja mbaroi 4-3, pjesa e dytë do jetë mësim

Zv.trajneri i Egnatias, Julian Brahja, foli për MCN TV, pas fitores që rrogozhinasit regjistruan 4-3 ndaj Erzenit.

Brahja deklaroi se ndjen keqardhje që rezultati përfundoi kështu, për shkak të rasteve që skuadra kishte. Sipas tij, pjesa e dytë do të jetë mësim për skuadrën, pasi rrezikuan shumë barazimin.  

Ishte një pjesë e parë shumë e mirë e jona. Jemi të kënaqur për fitoren. Një pjesë e dytë jo shumë e mirë, lëshuam pak terren. Duke parë rastet që kishim, më vjen keq që u mbyll 4-3. Duhet të kishim shënuar më shumë me rastet që kishim. Ekipi jonë dominoi gjithë lojën. Pjesa e dytë, ndoshta ekipi u tërhoq mbrapa për shkak të rezultatit.

Kjo pjesa e dytë do jetë një mësim për të gjithë ne. Duke parë 4-1 të parën dhe rrezikuam në të dytën, do ishte fatale për ne, por të barazonim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy