
Pas largimit të Thomas Strakoshës, të cilit i përfundoi kontrata, me Lazion ka mbyllur bashkëpunimin edhe portieri tjetër.
Pepe Reina është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra e Villarreal në Spanjë. Në këtë situatë, Lazio ka mbetur momentalisht pa portier, pasi Reina dhe Strakosha, ishin dy zgjedhjet e para për sezonin që lamë pas.
Te Lazio tashmë kanë nisur nga puna për të gjetur dy portierë, një të jetë titullar dhe tjetri zëvendësues.



