Teuta shkon në Shkodër, ndryshon stadiumi për ndeshjen e fundjavës

Teuta shkon në Shkodër, ndryshon stadiumi për ndeshjen e fundjavës

Teuta sfidon këtë fundjavë skuadrën e Kastriotit, në një ndeshje ku durrsakët do të kërkojnë me çdo kusht të marrin 3 pikët.

Fillimisht ishte menduar që kjo ndeshje të zhvillohej në stadiumin e Egnatias në Rrogozhinë, për shkak të punimeve që po bëhen në fushën e stadiumit të Teutës “Niko Dovana”.

Megjithatë në një njoftim të bërë së fundmi nga kampionët, bëhet e ditur se sfida me Kastriotin do të zhvillohet në stadiumin e Vllaznisë “Loro Boriçi”.

Pritet që Teuta të rikthehet dhe të luajë në stadiumin e saj në muajin janar të vitit tjetër, kur edhe fusha të jetë gati.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy