West Brom "i vjedh" një pikë Liverpool, "The Reds" barazojnë 2-2 në transfert (VIDEO)

West Brom "i vjedh" një pikë Liverpool, "The Reds" barazojnë 2-2 në transfert (VIDEO)

Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim në javën e 35-të të Premier League, ku u ndalen 2-2 nga West Bromwich Albion.

Dominimi i të besuarve të Jurgen Klopp ishte i dukshëm por dhjetë minutat e fundit i mjaftuan vendasve për të marrë një pikë.

Vetëm katër minuta i mjaftuan "The Reds" për të zhbllokuar shifrat, me Danny Ings që shënoi pas një pasimi të saktë të Wijnaldum. Rrjeta e parë e 25 vjeçarit pas 930 ditësh, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi.

Nuk kishte si të mungonte në listën e golashënuesve, ylli i momentit Mohemad Salah që i shërbyer nga Chamberlain, e kishte të lehtë të mposhte Foster me një parabël.  

Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes vendasit arritën të realizonin, me autor Jake Livermore , i cili shfrytëzoi një gabim të portierit Karius. 

Në sekondat e fundit të takimit, kishte vend dhë për golin e Salomon Rondon që vulosi rezultatin përfundimtar në 2-2.

Pas këtij barazimi Liverpool mbetet në vendin e tretë me 71 pikë ndërsa WBA zë vendin e fundit me 25 pikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy