Bashkim Velija njoftoi largimin nga Laçi ditën e djeshme. Mbrojtësi ishte titullar i padiskutueshëm te kurbinasit në sezonin që lamë pas, por ka vendosur të ndryshojë ambient.
29-vjeçari ka njoftuar largimin nga nënkampionët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Velija nuk ka humbur kohë dhe ditën e sotme është prezantuar te skuadra e re.
Ai do të vazhdojë karrierën te skuadra e Shkëndijës, aty ku është zyrtarizuar ditën e sotme.



