Vazhdon ëndrra Leicester

Vazhdon ëndrra Leicester

Leicester city i ka dhene një leksion futbolli Chelseas së Murijnos. Dhelprat kanë mposhtur londinezët dhe kryesojnë të vetëm kampionatin anglez. Ndërsa “Blutë” janë gjithnjë dhe më afër vendeve të fundit të renditjes.

Takimi filloi i vrullshëm për sduadrën e Ranjerit, të cilët provuan disa herë të gjejnë rrugën e rrjetës.

Goli i parë i takimit vjen në minutën e 34 duke çuar tifozerinë e dhelprave blu në delir. Pas pësimit të golit, Chelsea kërkoi të reagontë, por ishte e kotë, Diego Kosta, Pedro dhe William nuk arritën të gjenin koordinimin mes tyre për të barazuar shifrat. Pjesa e parë përfundon me avantazin e një goli për Leicester.

 

Edhe në të dytën ishte pothuajse i njëjti skenar, Chelsea sulmon, por nuk di të realizojë. Goli i knock downit për londinezët vjen 3 minuta nga starti i pjësës së dytë, Mehrez bën rolin e Ronaldinjos në zonën e bluve të Londrës dhe ndëshkon portjerin Kurtua.

Pas pësimit të golit të dytë, Chelsea dukes se rizgjohet, kërkon të shënojë, por shpërdoron shumë para portes kundërshtare. Goli i nderit për të besuarit e Murinjos vjen në minutën e 65 nga Loic Remi.

 

Goli i shenuar u duk si një dritë në fund të tunelit për londinezët të cilët intensifikuan sulmet, duke mos arritur të barazojnë shifrat. Me këtë fitore, Leicester ngjitet ne vendin e parë, duke pasur mundësin të shpallet kampion dimri në Premier League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy