
Kalimi i Donny van de Beek në ‘’ Old Trafford ‘’ në merkaton e kaluar u konsiderua një mundësi e përkryer për vazhdimin e karrierës por më kot sepse kalvaret përjetuara tek ‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë gjeneruar shumë skepticizëm për të ardhmen . Një sezon i mbushur me dëmtime nuk e ka lënë hollandezin të ngrejë kokë pavarësisht se cilësitë e treguara në të kaluarën i lanë të mahnitur anglezët.
Në 36 ndeshjet me Manchester United Donny van de Beek ka shijuar në të shumtat e rasteve rolin e zëvëndësuesit , fakt që e ka mbajtur shumë larg paraqitjeve me Ajax Amsterdamin .
Eksperienca me kryeqytetasit e vuri në fokusin e ekipeve si Real Madridi , por Manchester United u tregua më i shkathët dhe në merkaton e 2020-tës zyrtarizoi blerjen e Donny van de Beek.
Por sipas ‘’ Daily Mirror ‘’ ‘’ Galaktikët ‘’ asnjëherë nuk kanë reshtur për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , mundësi të cilën do të kërkojnë ta bëjnë realitet gjatë merkatos .
‘’ Los Blancos ‘’ kanë menduar formulën e huazimit një vjeçar të shoqëruar me një ofertë 2 milionë euroshe dhe më pas të tentojë blerjen e kartonit , e parashikuar që të ndodhë në verën e 2022-shit .
24 vjeçari mbetet një ndër të preferuarit e Carlo Ancelottit për mesfushën dhe fakti se pretendohet nga spanjollët tingëllon si një shpresë për Donny van de Beek i cili po pret momentin e largimit nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ , eksperiencë që ka rezultuar tepër e vakët nën drejtimin e Ole Gunnar Solskajer .
36 ndeshjet e luajtura nuk kanë patur shumë histori për një lojtar për të cilin premisat ishin ndryshe por fati nuk ka qenë në anën e tij .



