Barcelona tenton përsëri për Saul Niguez

Barcelona tenton përsëri për Saul Niguez

Skuadra e Barcelonës nuk ka të ndaluar në kërkimin e alternativave të përshtatshme për ta ndërtuar ashtu siç duhet të ardhmen . Mesfushori Saul Niguez është rikthyer përsëri në vëmëndjen e katalanasve  të cilët mendojnë mbylljen e kapitullit të trishtë të spanjollit tek Chelsea.

Kjo situatë mund të shkaktojë rikthimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ por  ‘’ Los Cules ‘’ parashikohet se s’do të dorëzohen deri në  fund për 26 vjeçarin . Sipas ‘ Sport ‘ , Saul Niguez i shpëtoi nga duart Barcelonës në momentet e fundit të merkatos duke u transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’, atje ku ka hasur shumë vështirësi për tu adaptuar .

E vetmja zgjidhje për mesfushorin mbetet nderrimi i ambjentit  dhe duke ditur nevojën e kuq e bluve parashikohet se do të bëjnë gjithçka deri sa ta transferojnë në mitikun ‘’ Camp Nou ‘’. 

Huazimi tek kampionët në fuqi të Champions Leagues mbetet në fuqi deri në fundin e sezonit aktual por nëse negociatat vijojnë rrugën e duhur shumë shpejt mund ti bashkohet ekipit të Xavi Hernandez i cili ëndërron një Barcelonë dominuese përsëri në futboll.

Duhet kujtuar se ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë në dorë opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit që kap 45 milionë eurot por kështu si ka vijuar ecuria e tij , Barcelona mund të ketë një avantazh të madh për të firmosur me ishi-n e  Rayo Vallecanos .

Nëse kthehemi mbrapa në kohë pikërisht në merkaton e kaluar verore , Barcelona e provoi  transferimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’ por nuk mundën të dilnin të fituar . Gjithsesi shpresa vijon të jetë e madhe për ta bërë realitet në atë vijuese .

Në vetëm 5 ndeshje është aktivizuar  Saul Niguez në këtë fillim sezoni të cilat kanë mbetur shpejt në harresë sepse s’ka mundur të adaptohet me filozofinë e lojës së Thomas Tuchel dhe ka krijuar shumë boshllëqe në lidhje me  vijimësinë të cilat mund të shkaktojnë largimin nga Londra .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy