Juventus zyrtarizon Moise Kean

Juventus zyrtarizon Moise Kean

  Ekipi i Juventusit ka arritur të hedhë një hap të suksesshëm në këtë ditë të fundit të merkatos .  ‘’ Zonja e Vjetër  ‘’ ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit Moise Kean në  ‘’ Allianz Stadium ‘’  i cili konsiderohet si zëvëndësuesi i Cristiano Ronaldos  . 21 vjeçari  është huazuar tek italianët deri në 2023-shin  kundrejt 7 milionë eurove  të cilat përfshijnë blerjen përfundimtare të kartonit që kap 23 milionë eurot .

 Në këtë mënyrë Evertoni e ka rikompensuar totalisht  investimin e bërë për  sulmuesin e lindur në Vercelli , skuadër ku nuk arriti të përshtatej ashtu siç duhet dhe u huazua  tek Paris St Germain . 

Megjithatë sfida për Moise Kean sapo ka filluar sepse do të ketë një përgjegjësi shumë  të madhe mbi supe e cila  lidhet me faktin e të qënit lider në majën e sulmit  dhe gjithashtu të tregojë se vijon të mbetet një sulmues i spikatur në Itali . Juventusit i mbetet një rrugë e gjatë për të bërë sepse fillimisht i duhet të mposhtin dominimin e Interit në sezonin e kaluar dhe realizimin e një performance dinjitoze në Uefa Champions League  , kompeticion i cili i ka shpëtuar disa herë nga duart  gjigandëve të  Scudettos.  

Pavarësisht se kanë mbetur edhe pak orë për tu mbyllur zyrtarisht merkatoja , duke qenë se flitet për një skuadër shumë të njohur  surprizat nuk mund të anashkalohen deri në momentin  e fundit .

Moise Kean  e finalizoi sezonin e kaluar tek ‘’ The Toffes ‘’  me 39 ndeshje , 4 gola dhe 2 asiste dhe tashmë do të ketë shansin për të vijuar karrierën tek ish kampionët e Serisë A .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy