Edhe në këtë merkato verore tek Barcelona do të vijohet ti jepet rëndësi përforcimit me talentë , një ndër politikat e klubit ndër vite tashmë.
Akademia ‘ La Masia ‘ ka kontribuar mjaftueshëm në avancimin drejt sukseseve por asnjëherë nuk është shmangur fokusi edhe nga të tjerë talentë , në Spanjë dhe më gjerë .
Alberto Moleiro është një ndër to, i cili performon në rradhët e Las Palmasit, lojtar që pretendohet edhe nga dy gjigandë si Milani dhe Manchester City. Sezoni i kaluar rezultoi një sukses absolut për ishullorët , të cilët do të jenë përsëri pjesë e La Ligas .
Mesfushori i talentuar ka spikatur nën drejtimin e trainerit Francisco Javier Garcia Pimienta , i cili numëron 42 sfida dhe 8 gola , të shoqëruara me një lojë e cila menjëherë e ka rikthyer vëmëndjen e Xavi Hernandezit tek ylli i Las Palmasit.
Parashikohet një ofertë prej 10 milionë eurosh për Alberto Moleiron, përfshirë edhe bonuset , për një lojtar që ka befasuar në Segunda Division , në një ligë ku rivaliteti gjithmonë është shumë i ashpër .
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.