Paraqitjet e shkëlqyera te Vitesse, Tuchel e do Brojën te Chelsea

Paraqitjet e shkëlqyera te Vitesse, Tuchel e do Brojën te Chelsea

Armando Broja ka zhvilluar një sezon shumë të mirë në Holandë, aty ku ishte pjesë e skuadrës së Vitesse. Kartoni i lojtarit zotërohet nga Chelsea, por këta të fundit vensodën që ta huazojnë në Eredivisie, për të marrë më shumë eksperiencë.

Një zgjedhje shumë e mirë kjo nga drejtuesit londinezë, pasi Broja në Holandë me fanellën e Vitesse, ka arritur të shënojë 11 gola në sezonin e parë. Statistika të shkëlqyera këto, duke ditur se sulmuesi është vetëm 19 vjeç. Për këtë arsye, trajneri i Chelsea Thomas Tuchel, thuhet se i ka kërkuar drejtuesve që ta rikthejnë në skuadër lojtarin.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, klubi anglez po përgatit rinovimin e kontratës për Brojën, pasi trajneri beson shumë në aftësitë e lojtarit. Këtë verë nga Chelsea me shumë mundësi do të largohen dy sulmuesit, Giroud dhe Abraham dhe për këtë arsye pritet të ketë më shumë hapësira për Brojën, i cili premton shumë për të ardhmen, jo vetëm për Chelsean, por edhe për Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy