
Puna tek Barcelona sa vjen edhe bëhet edhe më voluminoze sepse objektivat imponojnë ndërhyrjet në merkaton e verës.
Katalanasit parashikohet se do të jenë protagonistë , fakt që e konfirmuan me blerjet e janarit të cilat e kanë ndryshuar historinë e spanjollëve në këtë sezon.
Historikisht mbrojtja ka rezultuar reparti më difektoz i ‘’ Los Cules ‘’ pavarësisht se problematikat nuk janë vënë aq shumë re për shkak të bashkpunimit brilant të mesfushës dhe sulmit që e dërguan Barcelonën drejt sukseseve.
Xavi Hernandez i ka menduar mirë gjërat dhe synon transferimin e Marco Alonsos në ‘’ Camp Nou ‘’ për të qenë në gatishmëri në momentet që Jordi Alba nuk do të jetë në dispozicion të numrit një të stolit. Kuq e blutë kanë shumë shanse për firmosjen me 31 vjeçarin sidomos pas një deklarate për ‘’ Ok Diario ‘’ ku thekson pëlqimin ndaj kësaj skuadre :
“ Mendoj të respektoj kontratën me Chelsean por nuk e përjashtoj mundësinë e rikthimit në Spanjë “ , theksoi anesori .
‘’ Blutë e Londrës “ po përjetojnë një moment delikat sepse nuk do të mund të hyjnë në merkato për shkak të sanksioneve ndaj Roman Abramovich i cili e ka vënë prej kohësh në shitje ekipin kryeqytetas .
Megjithatë duke patur parasysh aspiratat për të ardhmen , drejtuesit po vlerësojnë të tjera opsione për prapavijën ku spikasin Gaya, Grimaldo , Angelino, Javi Galan dhe Sergio Reguilon , emra interesantë që do të analizohen me përpikmëri për ti gjetur një zgjidhje anës së majtë të mbrojtjes , repart që ka nevojë urgjente për ndryshim.



