Tirana luajti ditën e sotme, miqësoren e tretë në tokën turke, aty ku bardheblutë po zhvillojnë fazën përgatitore, para ndeshjes në turin e parë në Champions League, ndaj Dudelange.
Ndaj rumunëve të Hermannstadt, kampionët e Shqipërisë nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola.
Ky është barazimi i parë në miqësore për Tiranën, pasi më herët u mposht 1-2 nga Dinamo Auto-Tiraspol dhe triumfoi 2-0 ndaj Shkupit.



