Kërkesë qeverisë, Liga Profesioniste dhe FSHF mbledhje me 10 klubet e Superiores

Kërkesë qeverisë, Liga Profesioniste dhe FSHF mbledhje me 10 klubet e Superiores

Liga Profesioniste e Futbollit dhe Federata Shqiptare, i kanë bërë një kërkesë zyrtare qeverisë dhe Kuvendit, për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve. Sipas dy institucioneve të futbollit, kjo është një kërkesë jetike për sportin shqiptar.

Ditën e sotme u mbajt një mbledhje, ku të pranishëm ishin drejtuesit e 10 klubeve të Abissnet Superiore dhe presidenti i FSHF, Armand Duka, ku u diskutua në lidhje me këtë kërkesë dhe u bënë propozime konkrete për mënyrën se si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve në sport.

“Liga Profesioniste e Futbollit dhe Federata Shqiptare e Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, vendosën t’i drejtohen me një kërkesë zyrtare Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve, si një kërkesë jetike e futbollit dhe sportit shqiptar.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, ku ishin të pranishëm 10 drejtuesit e klubeve pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u diskutua në lidhje me këtë kërkesë dhe u bënë propozime konkrete për mënyrën se si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshimin e ligjit për sponsorizmet në sport.

Liga Profesioniste e Futbollit sëbashku me FSHF-në do të riaktivizojnë negociatat me të gjithë institucionet dhe aktorët përgjegjës për të finalizuar ndryshimet ligjore që do t’i japin një frymëmarrje të madhe sportit shqiptar.”, thuhet në komunikatën e Ligës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy