Chelsea, interes për Arda Guler

Chelsea, interes për Arda Guler

   Duke patur parasysh se jemi afër merkatos së verës tek Chelsea vijon të punohet fort në lidhje me këtë periudhë. 

Me mbërritjen e Todd Boehly-t ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë një avantazh duke qenë se mbështeten fuqimisht në aspektin ekonomik. 

Natyrisht që të qënit një klub elite, pretendent për fitimin e trofeve në çdo sezon, përpjekjet për të dhënë maksimumin janë gjithmonë prezente. 

Kësaj rradhe drejtuesit e kanë përqëndruar vëmëndjen tek mesfusha dhe ia kanë vënë syrin Arda Gulerit. 

21 vjeçari spikat për personalitetin, cilësitë e padiskutueshme, sidomos teknikën. Interesi i anglezëve ia rrit vlerat dhe e bën edhe më të mundshëm kalimin e ishi-t të Fenerbahçes në ‘’ Stamford Bridge ‘’. 

Situata aktuale e ‘’ Los Merengues ‘’, kryesisht në sezonin aktual nuk është aspak shpresëdhënëse dhe e vë seriozisht në pikpyetje qëndrimin e peshave të rënda në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Sipas disa burimeve numri një i Chelseat është gati të ofrojë rreth 100 milionë euro për shërbimet e yllit të ‘’ Los Blancos ‘’, një ndër më të mirët në poziconin ku aktivizohet. 

Janë bërë tre sezone në rradhët e ish fituesve të Champions Leagues, i cili numëron 6 gola dhe 14 asiste në 50 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy