Milani tenton blerjen e Brahim Diaz

Milani tenton blerjen e Brahim Diaz

 Sezoni për tu mbajtur mend gjatë me  Milanin e ka bërë Brahim Diazin protagonist në ekipin e Stefano Piolit që me meritë arriti fitimin e Serisë A .

Ish traineri i Fiorentinës është bindur plotësisht për aftësitë e spanjollit i cili gjatë huazimit në Milano ka treguar se mund ti shërbejë shumë ofensivës së kuqezinvje në të ardhmen .

Pas shkruajtjes së historisë në Scudetto , drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ kanë filluar planifikimin për transferimet gjatë verës dhe një ndër vendimet që janë marrë lidhet me blerjen e kartonit të 22 vjeçarit.

Parashikohet se negociatat me Real Madridin do të fillojnë shumë shpejt sepse Brahim Diaz i ka shërbyer skemave të Stefano Piolit  dhe numëron 40 sfida , 4 gola dhe 4 asiste në sezonin e lënë pas.

Huazimi i sulmuesit nga Malaga ishte i parashikuar deri në qershorin e 2023- shit por rendimenti i tij e ka impresionuar  trainerin 56 vjeçar për të blerë kartonin që vlerësohet me 30 milionë euro.

Të qënit pjesë e një suksesi të merituar dhe historik , sidomos me një ndër ekipet më të famshme të botës meriton një vlerësim maksimal dhe parashikohet se kjo histori do të favorizojë Milanin , skuadër që në sezonin e ardhshëm do të performojë në Champions League por diferenca është se do ta fillojë me etiketën e kampionit në Scudetto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy