Joan Laporta, konfirmoi vijimin e bashkëpunimit, me trajnerin Xavi Hernandez, në drejtimin e Barcelonës.
Laporta, deklaroi se në verë do të bëhen ndryshime, ndërsa shtoi se ekipi ka nevojë për stabilitet.
Ai më përcolli entuziazmin e tij për projektin tonë, ne do të bëjmë disa ndryshime, por ne kemi nevojë për stabilitet dhe fakti që Xavi vazhdon të jetë trajner i ekipit është një lajm i mirë në këtë kuptim.
Ne besojmë në këtë projekt, Xavi është shumë i dashur në klub, vitin e kaluar fitoi kampionatin dhe Superkupën.



