
Tashmë është zyrtare, Sandro Tonali është lojtari më i ri i Newcastle. Klubi anglez, ka njoftuar këtë të hënë, firmën me mesfushorin italian. 23-vjeçari vjen pas një aventure të shkëlqyer me Milanin, ndërsa ka firmosur me Newcastle për pesë sezone. Në arkat e Milanit për shitjen e Tonalit, do të paguhen plot 70 milionë euro, plus bonuse.



