Kupa e Italisë shkon në Milano/ Dy penallti dhe 6 gola, Interi triumfon ndaj Juventusit (VIDEO)

Kupa e Italisë shkon në Milano/ Dy penallti dhe 6 gola, Interi triumfon ndaj Juventusit (VIDEO)

Interi është skuadra fituese e Kupës së Italisë, për edicionin futbollistik 2021-2022. Zikaltëit mposhtën me shifrat 4-2 Juventusin në finale, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Skuadra e Inzaghit kaloi e para në avantazh, falë një supergoli të Nicolo Barella në minutën e 7-të. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me bardhezinjtë më kërkues.

“Zonja e Vjetër” ia doli të përmbysë rezultatin, me golat e Alex Sandro në minutën e 50-të dhe Vlahovic në minutën e 52-të.

Në minutën e 80-të, Calhanoglu vendosi baraspeshën, duke shndërruar në gol një penallti të fituar nga Lautaro Martinez. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, ndërsa në shtesa, Interi u shfaq më kërkues dhe ia doli të shënojë edhe dy herë të tjera me Perisic, një me penallti në minutën e 98 me penallti dhe në tjetër gol në minutën e 102.

Ky është trofeu i dytë sezonal për Interin, që më herët Juventusit i mori Superkupën e Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy