
Shkarkimi i Jose Mourinhos ka rezultar një lajm befasues për tifozerinë e zjarrtë të Romës. ‘’ The Special One ‘’ nuk ka mundur ti përmbushë pritshmëritë në fazën e parë të sezonit, fakt që reflektohet me renditjen e ‘’ Verdhekuqve ‘’ në vendin e 9-të, pas 20 javëve të zhvilluara.
Megjithatë, drejtuesit e kryeqytetasve menjëherë i janë futur punës për të gjetur zëvëndësuesin ideal, të cilët tashmë po analizojnë tre emra.
Flitet për figura të shquara duke filluar nga Daniele de Rossi, i cili ia ka dedikuar të gjithë karrierën si lojtar ekipit të zemrës, Antonio Conte dhe së fundmi Zinedine Zidane.
Për sa i përket trainerit nga Lecce, duhet theksuar se konsiderohet një ndër më të shquarit në stol dhe gjithashtu ‘’ Zizou ‘’ i cili e tregoi potecialin në të kaluarën tek Real Madridi.
Përveç Daniele de Rossit, si Antonio Conte ashtu edhe ish kampioni i botës me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ në Botërorin e 1998-tës mbajnë një eksperiencë të gjatë mbi supe, sigurisht të suksesshme me skuadra si Real Madridi, Interi apo Juventusi dhe Romës pikërisht i duhet një figurë e këtij niveli, për të shtuar titujt në vitrinë në të ardhmen.



