
Barcelona është e përqëndruar maksimalisht tek prurjet e merkatos . Në ditën e sotme drejtuesit e katalanasve janë mbledhur me ato të Liverpoolit për ti vënë pikat mbi i në lidhje me Georginio Wijnaldum . Duket se nga kjo mbledhje drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ janë larguar të buzëqeshur sepse negociatat i favorizojnë për transferimin e 30 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ . Spanjollët kanë ditur ta menaxhojnë këtë situatë shumë mirë gjatë diskutimeve me avokatin e hollandezit për projektin e të ardhmes për funksionimin e të cilit merkatoja verore do të luajë një rol të veçantë . Sipas ‘’ La Cadena Ser ‘’ mesfushori nga Roterdami konsiderohet prej kohësh si prioritet i ‘’ Blaugranëve ‘’ për ti dhënë fund problematikave të hasura gjatë sezoneve të fundit dhe të jenë në lartësinë e duhur për të përballuar atë të ardhshmin ku Barcelonës do ti duhet të derdhë shumë djersë në funksion të fitimit të titujve .
Garancitë që ofron shtatlarti i kombëtares ‘’ Tulipane ‘’ nuk kanë nevojë për koment sepse e kaluara krijon një avantazh të dukshëm për mbarëvajtjen e spanjolleve në të ardhmen . Por kjo situatë nuk do të jetë shumë e lehtë për Barcelonën sepse kohët e fundit edhe Bayern Munchen ka përveshur mëngët për Wijnaldum dhe në këtë rast janë më të avantazhuar në aspektin ekonomik për t’ia vjedhur Ronald Koemanit . Por mbledhja e drejtuesve të Barcelonës duket sikur i ka dhënë nje tjetër impakt negociatave sepse tashmë peshorja është në anën e tyre për të dalë faqebardhë nga në këtë operacion .
Georginio Wijnaldum do të jetë i lidhur me ‘’ Anfield Road ‘’ deri 30 qershor datë që do të shënojë fillimin e një tjetër etape për të . Një pikë në favor e Barcelonës është njohja e detajuar e cilësive të ishi-t të Newcastle United nga Ronald Koeman sepse e ka patur pjesë të organikës tek Hollanda dhe është i ndërgjegjshëm se çdo të thotë prezenca e Georginio Wijnaldum në fushë . Kualiteti i këtij lojtari i jep shumë pikë edhe prapavijës sepse në fakt di të neutralizojë me sukses aksionet e kundërshtarëve dhe gjithashtu kreativiteti nga i cili karakterizohet i jep shtysë sulmit për arritjen tek goli .
Gjatë këtij sezoni , pavarësisht se nuk ka qenë në ritmet e duhura nxënësi i Jurgen Klopp numëron 51 ndeshje dhe 3 gola por besohet se nuk do ta ketë të gjatë tek ‘’ The Redsat ‘’ për vetë fatin e kalvareve të përjetuara sidomos gjatë sezonit aktual .



