
Dëmtimi i Karim Benzema ia ka ndryshuar planet Carlo Ancelottit në lidhje me sulmuesin Luka Jovic . Serbi prej kohësh nuk po gjen hapësirat e nevojshme tek ‘’ Galaktikët ‘’ dhe u mendua se do të largohej përsëri nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në kërkim të përsëritjes se eksperiencës së mrekullueshme me Frankfurtin.
Së fundmi Arsenali trokiti në derën e kryeqytetasve për ti rrëmbyer 24 vjeçarin por Real Madridi e ka refuzuar në mënyrë direkte largimin e tij për të mos i prishur punë ofensivës, repart që më shumë se kurrë ka nevojë për lojtarë që bëjnë diferencën dhe sipas ‘ Marcas ‘ ishi i Milanit do ti japë një shans talentit serb.
Sigurisht kjo do të jetë një provë shumë e rëndësishme për Luka Jovic në një klub ku nuk lejohen gabimet sepse distanca me titujt do të ishte e pafalshme për ‘’ Los Merengues ‘’.
Në merkaton e 2019-tës Florentino Perez hapi thesin duke investuar 60 milionë euro për Luka Jovic por adaptimi tek Real Madridi ka rezultuar me shumë ulje-ngritje dhe drejtuesit e spanjollëve kanë vendosur të besojnë tek potenciali i tij sidomos në pjesën e dytë të sezonit që konsiderohet më përcaktuesja për të ardhmen e kryeqytetasve .
14 ndeshje dhe vetëm 1 gol dhe 2 asiste mbeten statistika të varfëra por parashikohet se mbështetja e Carlo Ancelottit do t’ia ndezë motorrët për ta treguar se e meriton të qëndrojë tek një ndër klubet më të famshëm të planetit .



