
Me një performancë të shkëlqyer në Serinë A Atalanta vijon e palëkundur rrugën drejt progresit . Klasifikimi si e dyta pak javë përpara përfundimit të kampionatit e ka entuziazmuar pa masë ‘’ La Dean ‘’ për të vepruar me intensitet edhe gjatë merkatos verore . Puna e përkryer e strategut Gian Piero Gasperini në funksion të pozicionimit të kësaj skuadre ndër më interesantet e Europës vijon të japë rezultate të mrekullueshme . E konsideruar e dorës së dytë Atalanta ka befasuar opinionin publik dhe futbollin në tërësi me një forcë të jashtëzakonshme që e karakterizon që është fuqizuar me mentalitetin fitues të trainerit italian . Zyrtarisht mund të thuhet se Atalanta e ka nisur ofensivën drejt fuqizimit në vigjilie të sezonit te ri .
63 vjecari ka spikatur një lojtar që po bën bujë me Osasunan në Primera Division . Sipas ‘’ As ‘’ mesfushori i talentuar Jon Moncayola është bërë pjesë e planeve të numrit një të ziklatërve . Me këtë tentativë Atalanta i ka shpallur automatikisht luftë Athletic Bilbaos , e cila kërkon ta transferojë në ‘’ San Mames ‘’. Një avantazh minimal i vaskëve në lidhje me këtë operacion janë marrëdhëniet e shkëlqyera institucionale ndërmjet palëve pavarësisht se nuk duhet shmangur fakti se hyrja në luftë e një ndër skuadrave më interesante në vitet e fundit nuk mund të anashkalohet lehtë . Projekti ambicioz i lideruar nga Gian Piero Gasperini dhe i mbështetur në mënyrë të padiskutueshme nga presidenti i bergamaskëve Antonio Percassi nuk lë vend për humbjen e kohës dhe impakti i shkaktuar në pak vite ndoshta do të rezultojë si çelës suksesi për transferimin e Jon Moncayolas në ‘’ Gewiss Stadium ‘’ .
Kjo panoramë e favorizon dukshëm Atalantën sepse do ti jepte shansin e artë Jon Moncayolas jo vetëm për të provuar veten në Serisë A por për të reflektuar cilësitë që mbart edhe në Uefa Champions League pjesmarrja në të cilin është shëndërruar në domosdoshmëri për mbretëreshën e Italisë . Jon Moncayola është aktivizuar nga Jagoba Arrasate në 32 takime dhe ka shënuar 2 gola gjatë këtij sezoni .



