
Prej disa kohësh e ardhmja e Cristiano Ronaldos tek Juventusi është vënë në dyshim . Mesa duket zërat për largimin nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ pak e nga pak do të pushojnë sepse portugezi ka deklaruar se ndihet shumë i lumtur në Torino. 5 herë fituesi i ‘’ Topit të Artë ‘’ është treguar shumë profesionist me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ duke deklaruar se do të respektojë kontratën e firmosur e cila mbaron në fundin e sezonit.
Edhe pse transferimi tek bardhezinjtë u konsiderua tepër i bujshëm , dështimi në Uefa Champions League e zbehu disi dëshirën e qëndrimit tek juventinët por në aspektin individual rendimenti i 36 vjecarit nuk ka nevojë për koment sepse gjithmonë ka treguar aftësitë të cilat e kanë ndihmuar për tu shëndërruar në golashënuesin më të mirë të Juventusit .
Një lojtar i këtij kalibri nuk kishte si të mos pretendohej edhe nga Manchester United , Paris St Germain dhe Sportingu Lisbonës pa lënë në harresë Major League Soccer por të gjitha këto pista i ka mënjanuar për ti qëndruar besnik italianëve . Me këtë lajm dhe sidomos për faktin se kjo skuadër do të jetë përsëri në duart e Massimiliano Allegrit është llogjike të mendohet se e pret një sezon që parashikohet krejtësisht ndryshe nga ai i kaluari.
Uria për sukses e ndërthurur me emrin e madh krijojnë idenë se nuk do ta lënë në baltë këtë skuadër që do të kërkojë të hapë një tjetër dritare me synimin e triumfit në çdo kompeticion . Statistikat bombastike prej 36 golash dhe 4 asistesh në 44 ndeshje natyrisht që tingëllojnë tepër bindëse për ‘’ Cr7 ‘’ për të arritur objektivat .



