Manchester United, tenton rikthimin e Scott McTominay

Manchester United, tenton rikthimin e Scott McTominay

Gjatë dy sezoneve tek Napoli Scott McTominay ka treguar se mbetet një referent në pozicionin ku aktivizohet.

 Skocezi konsiderohet ndër më të mirët e Antonio Contes, besimin e të cilit e ka justifikuar në fushën e lojës.

 Tashmë drejtuesit e Manchester United i kanë trokitur në derë, me qëllimin e rikthimit të 29 vjeçarit në ‘’ Old Trafford ‘’.

Progresi i bërë nuk mund të vihet në diskutim i cili në sezonin aktual numëron 10 gola dhe 4 asiste në 34 sfida.

 Edhe në aspektin e titujve prezenca e Scott McTominay i ka ndihmuar bardhekaltërit të cilët kanë fituar Serinë A dhe Superkupën e Italisë para pak kohësh. 

Bëhet fjalë për një lojtar shumë të fuqishëm fizikisht i cili jep gjithçka në fushën e lojës, lider edhe tek kombëtarja e tij. 

Megjithatë, për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ do të jetë jo e lehtë sepse presidenti Aurelio Di Laurentis po negocion për t’ia rinovuar kontratën, për të cilin javët vijuese do të jenë determinante. 

Ndërkohë Scott McTominay-t do ti duhet të analizojë çdo detaj për të vijuar në të njëjtën rrugë edhe në të ardhmen e afërt. 

Trimufi tek një ekip si ‘’ Azurrët ‘’ nënkupton një sakrificë të madhe për arsye të rivalitetit dhe kërkesës së llogarisë nga ishi i Chelseat, një ndër trainerët më të spikatur i cili ka ditur të jetë determinant tek çdo ekip.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy