
Manchester City ka shkatërruar me shifrat 5-0 Arsenalin, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Premier League.
Skuadra e Guardiolës u shfaq e pamëshirshme, duke realizuar dy gola të shpejtë, në minutat 7 dhe 12 me Gundogan dhe Ferran Torres.
Gjithçka u bë më e lehtë për City-n në minutën e 35-të, kur Granit Xhaka u ndëshkua më karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Cancelo.
Vetëm 8 minuta pas këtij episodi, Garbiel Jesus shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e dytë. Pjesa e dytë nuk kishte shumë histori, me vendasit që shënuan edhe dy herë të tjera, duke fiksuar shifrat në 5-0.
Ajo që bie në bie në pjesën e dytë, është dominimi i frikshëm i Manchester City, që përveç dy golave të shënuar, kishte edhe posedimin e topit me 88%, kundrejt 12% të Arsenalit.



