Dani Alves ëndërron kthimin tek Barcelona

Dani Alves ëndërron kthimin tek Barcelona

 Kohët e fundit kanë rezultuar shumë të vrullshme sidomos tek Barcelona . Me problematika të shumta përpara të cilat kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për të qenë në të njëjtin nivel me rivalët e tjerë ,  Ronald Koeman po i mendon mirë gjërat për ti ofruar një të ardhme ndryshe spanjollëve . 

Hollandezi kërkon rikthimin  në vendin e merituar  por duhet marrë parasysh se skuadrat e njohura  vijojnë me të njëjtat ritme .

 Së fundmi Barcelona ka marrë një lajm për një lojtar që mban mbi supe shumë ekpseriencë por mosha 38 vjeçare nuk siguron shumë për krahun e djathtë të mbrojtjes .

Flitet per Dani Alves largimi i të cilit ka prodhuar shumë ulje-ngritje në këtë pozicion për faktin se gjigandët e La Ligas dhe më gjerë nuk kanë gjetur një zëvëndësues  ideal pavarësisht periudhave të suksesshme me  lojtarë si Sergi Roberto apo Sergino Dest .

Dëshira e madhe e brazilianit për tu kthyer në ‘’ Camp Nou ‘’  momentalisht nuk korrespondon me objektivin e trainerit hollandez i cili e ka të mirëmbuluar këtë pozicion , fakt që e anashkalon automatikisht ishi-n e Sao Paolos . 

Gjithsesi  Dani Alves do të mbahet mend gjatë për kontributin e vyer në të kaluarën i cili i dha shansin për ta kurorëzuar Barcelonën si dominuesen e futbollit në çdo aspekt .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy