
Paraqitjet pozitive të Stefan De Vrij me Interin e kanë përforcuar idenë e drejtuesve, të cilët vijojnë tentativat për qëndrimin e qëndërmbrojtësit edhe për më gjatë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Hollandezi konsiderohet një ndër referentët e prapavijës dhe duke iu referuar ofertave të marra në kohët e fundit , zikaltërit kanë filluar të shqetësohen për të ardhmen e 31 vjeçarit.
Largimi i Milan Skriniarit tek Paris St Germain në fundin e sezonit e ka rritur vigjilencën e italianëve dhe për të parandaluar largimin i kanë ofruar rinovimin edhe për dy sezone të tjera kundrejt të njëjtit përfitim, pra 4.2 milionë euro në sezon.
Për shërbimet e ishi-t të Feyenoord janë interesuar Villareali dhe Atletico Madridi por vendimi i takon Stefan De Vrij, i cili është drejt përfundimit të sezonit të pestë në rradhët e Interit.



