Sfida me Kastriotin, Josa: Vllaznia shikon nga Europa, humbjen nuk e çoj ndërmend

Sfida me Kastriotin, Josa: Vllaznia shikon nga Europa, humbjen nuk e çoj ndërmend

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka folur për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Kastriotit në kampionat.

Josa deklaroi se nuk e mendon si një ndeshje të lehtë, pavarësisht pozitave që ka kundërshtari.

Tekniku i shkodranëve deklaroi se skuadra e tij momentalisht shikon për Europën, ndërsa shtoi se humbjen nuk e çojnë ndërmend.

Nuk mund ta quaj skuadër të lehtë Kastriotin për faktin sepse përveç kampionatit të sivjetshëm, ka treguar që ka shpirt gare dhe cilësi. E kanë treguar rezultatet.

Skuadra e Kastriotit ka ardhur në Shkodër dhe ka treguar karakter, ka marrë edhe pikë dhe nuk e konsideroj të lehtë pavarësisht pozitave. Edhe me Tiranën tregoi karakter pavarësisht se humbi në shtesë. Ndeshjet nuk i konsideroj të fituara pa filluar dhe mbaruar.

Mbaroi ndeshja me Egnatian, një ndeshje që na dha nota pozitive dhe negative. Nuk mund të themi që i bëmë të gjitha mirë. Duhet të jemi kritik me veten tonë për të rikuperuar gabimet. Nuk ka më ndeshje brenda dhe jashtë por ndeshje që fitohen, barazohen dhe humben. Kjo e fundit nuk më shkon nëpër mend, por duhet të jemi vigjilent për të mos e sjellë situatën në vështirësi.

Publiku gjithmonë ka kërkesa karshi nesh për të fituar të gjitha ndeshjet, edhe unë kam kërkesa për futbollistët edhe futbollistët kanë kërkesa karshi vetes së tyre për të qenë në luftë qoftë për titullin, qoftë për Europën. Unë fillimisht shoh Europën sepse kemi skuadra mbrapa që kanë objektiv Europën, pot ë vijnë të dyja bashkë është mirë për ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy