Chelsea, objektiva tek Barcelona

Chelsea, objektiva tek Barcelona

 Gjatë merkatos vijuese një ndër objektivat e trainerit Enzo Maresca tek Chelsea do të jetë përforcimi i repartit defensiv.

Italiani ka vënë re ulje-ngritje të vazhdueshme gjatë pjesës së parë të sezonit, i cili ka përveshur seriozisht mëngët për ta ndryshuar situatën.

Sipas informacioneve të fundit pronari Todd Boehly ka vënë në dispozicion 150 milionë euro për ta fuqizuar prapavijën.

Levi Colwill dhe  Wesley Fofana deri më tani i kanë përmbushur pritshmëritë por në aspektin e përgjithshëm numri një i stolit të londinezëve pret akoma më shumë nga lojtarët e tij.

Pas largimit të Thiago Silvas nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ gjatë merkatos së verës kanë filluar të vihen re problematikat tek gjigandët e Premier Leagues dhe për Enzo Marescan tashmë prioritet është marrëveshja me Ronald Araujon dhe Jules Kounden.

Uruguajani dhe francezi vijojnë të jenë të rëndësishëm tek Barcelona, edhe pse ky i fundit u tentua edhe në të kaluarën nga kryeqytetasit.

Shifra e lartpërmendur mund ti shërbejë arkave të ‘’ Los Cules ‘’ për tu fuqizuar, një ekip i cili ka patur vazhdimisht ulje-ngritje në aspektin ekonomik.

Do të jetë shumë e vështirë por gjithsesi numri një i Chelseat ka dhënë maksimumin në sezonet e fundit, pavarësisht se Chelsea ka mbetur paksa në prapavijë në krahasim me të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy