
Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një lajm shumë të mirë ditën e sotme, në lidhje me mesfushorin Toni Domgjoni. Federata Kosovare, ka bërë të ditur se FIFA ka dhënë leje për Domgjonin, që në të ardhmen të luajë për Kosovën.
23-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave, por tani ka vendosur të luajë për Kosovën. Drita jeshile tashmë ka ardhur dhe mesfushori mund të luajë me “dardanët” që në ndeshjen e radhës ndaj Suedisë.
Këtë sezon, Domgjoni është pjesë e Vitesse në Holandë, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Zurich në Zvicër.



