Tjetër pretendent për James Rodriguez

Tjetër pretendent për James Rodriguez

Shkëlqimi në Kupën e Amerikës, po i siguron shumë pretendentë James Rodriguezit në këtë merkato verore.

Mesfushori ishte lideri i Kolumbisë në këtë kompeticion, kombëtare që arriti deri në finale.

Rayo Vallecano është futur në garë për të marrë shërbimet e 33 vjeçarin, për të cilin sipas ‘ Marcas ‘, drejtuesit do të kenë një sfidë jo të lehtë përpara.

Rivaliteti me disa ekipe të njohur në kontinentin e vjetër parashikohet i ashpër deri në fund dhe nëse madrilenët do ta transferojnë në ‘’ Las Vallecas ‘’, sigurisht do të konsiderohej një sukses absolut gjatë kësaj periudhe.

Tek tifozeria e ‘’ Rayistas ‘’ vihet re një entuziazëm sepse flitet për një element shumë cilësor, i cili e njeh shumë mirë kampionatin spanjoll për arsye se në të kaluarën ishte pjesë e Real Madridit.

Duhet kujtuar se Rayo Vallecano do të performojë përsëri në La Liga, pavarësisht se sezonin e shkuar e zhvilloi me shumë ulje-ngritje, i reflektuar me renditjen në vendin e 17-të.

Do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme në lidhje me të ardhmen sepse James Rodriguezit do ti duhet ti analizojë me kujdes ofertat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy