
Largimi i Marco Alonsos në fundin e sezonit do ta lërë të varfër krahun e majtë të mbrojtjes së Chelseat , ekip që do të fillojë një cikël të ri pas ndërrimit të pronarit.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ zhvilluan një sezon pozitiv dhe Thomas Tuchel nuk ka humbur shumë kohë duke menduar për vijuesin dhe merkatoja e verës konsiderohet tejet e rëndësishme për arritjen e objektivave .
Tek modestët e Brightonit prej kohësh po spikat Marc Cucurella , lojtar për të cilin janë përgatitur 53 milionë euro.
Me vetëm Ben Chillwell në këtë pozicion , Thomas Tuchel nuk ka asnjë siguri sepse sezoni është shumë i gjatë dhe me të papritura dhe 23 vjeçari e ka bindur ishi-n e Borussia Dortmundit për të cilin do të zhvillohet një supersfidë britanike me Manchester City-n dhe Tottenham Hotspurin.
Kalimi tek Brighton pa dyshim konsiderohet një ndër zgjedhjet më të mira në karrierën e Marc Cucurellas por fillimisht kryeqytetasve i duhet ti japin driten jeshile largimeve të Marco Alonsos apo Emerson Palmierit për ti bërë vend një lojtari shumë interesant të Premier Leagues .
Chelsea do ta fillojë sezonin 2022-2023 me synimin e dominimit të çdo kompeticioni , kryesisht Champions Leagues dhe Premier Leagues dhe eksperienca e fituar ndër vite sigurisht që do të jetë në favor të nxënësve të Thomas Tuchel të cilët e njohin shumë mirë rrugën drejt suksesit.
Për sa i përket Marc Cucurellas , duhet thekusar se shitja e spanjollit do ti vijë në ndihmë arkave të Brightonit, ekip që ka treguar potencialin në Angli me renditjen në vendin e 9-të në sezonin e lënë pas .



