
Largimi i presidentit Andrea Agnelli është nisja e një etape të re në historinë e Juventusit.
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po kalon një periudhë krize por mendohet se shumë shpejt gjithçka do ti përkasë të kaluarës sepse italianët e kanë treguar potencialin në kohë të vështira.
Një ndër rezultatet e kësaj situate mund të jenë largimet e disa lojtarëve të rëndësishëm , ndër të cilët përfshihet Dusan Vlahovic.
Për serbin bardhezinjtë shpenzuan 81 milionë euro në merkaton e kaluar dimërore por niveli i treguar nuk ka bindur për arsye se në 36 sfida ka arritur të shënojë 16 gola , shumë pak për pritshmëritë e Massimiliano Allegrit.
E ardhmja konsiderohet e paqartë për ish rekordmenët e Scudettos, të cilët nuk e kanë të garantuar pjesëmarrjen në Champions League , kompeticion prej të cilit u larguan në sezonin aktual nga faza e grupeve, fakt dëshpërues për gjigandët e Italisë.
Megjithatë ishi i Fiorentinës mbetet një sulmues shumë i frikshëm dhe ndoshta ekipet e elitës do të përfitojnë nga kjo situatë për ta larguar nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ pasi me bardhezinjtë nuk ka arritur të shkëlqejë.
Në të kaluarën tek ‘’ Vjollcët ‘’ 22 vjeçari u konsiderua një ndër më të mirët në qarkullim dhe ky fakt parashikohet se do t’ia bëjë më të lehtë rrugën , gjithmonë nëse i jep fund eksperiencës me Juventusin.



