
Klubet e Kategorisë Superiore kanë filluar lëvizjet e para në merkato, për të përforcuar skuadrat e tyre respektive.
Ditën e sotme, Kukësi dhe Tirana kanë zyrtarizuar dy afrime në ekipet e tyre. Bardheblutë kanë prezantuar mesfushorin Vesel Limaj. Ky i fundit vjen nga skuadra e Kukësit, me të cilët në sezonin e fundit kishte edhe disa probleme. Mesfushori 24-vjeçar ka firmosur për dy vite me kryeqytetasit për 2 vite dhe pritet që shumë shpejt t’i bashkohet skuadrës për të nisur përgatitjet.
Nga ana tjetër, Kukësi ka konfirmuar akordin me sulmuesin e djathtë Edi Basa. Futbollisti kroat ka firmosur një kontratë 1 vjeçare. Basa vjen nga kampionati maqedonas, aty ku sezonin e fundit ishte pjesë e Borec, me të cilët arriti të shënojë 2 gola dhe dhuroi 2 asiste gjithashtu.



