
Ndonëse duhen edhe 90 minuta nga starti i finales së Conference League, mes Romës dhe Feyenoord, tifozeritë e dy ekipeve kanë nisur të futen në stadiumin “Air Albania”.
Në mënyrë të organizuar, tifozeritë e të dy skuadrave, janë larguar nga vendet ku qëndronin, për tu futur në stadium.
Dyert e stadiumit janë hapur prej orës 18:00, ndërsa tifozët po i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme, para futjes.
Një numër i madh tifozësh, si nga Roma ashtu edhe nga Feyenoord, të cilët nuk arritën të sigurojnë bileta, kanë qëndruar në dy “FanZone”, te Pedonalja holandezët dhe te Amfiteatri italianët.



