Zlatan Ibrahimovic, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 41-vjeçare, pas dëmtimeve të shumta të pësuara. Këtë të premte, suedezi, nëpërmjet profileve të tij në internet, ka postuar një letër emocionuese, që përmbledh karrierën e tij. Ibra, nuk e harron edhe ish-agjentin e tij, Mino Raiola, i cili u nda nga jeta, pak kohë më parë. “Filloi me një ëndërr. Një ëndërr që kaloi nga e pamundur në e mundur. Unë kam lindur në Malmo. Jam rritur në Amsterdam. U bëra me përvojë në Torino. Unë u bëra një luan në Barcelonë. Jam rritur në Milano dhe kam fituar në Paris. U bëra i ashpër në Mançester dhe u argëtova në Los Anxhelos. Dhe, më në fund, gjeta paqen në shtëpinë time të re, në Milano. Unë u bëra nga ju. Dhe trashëgimia, që shpresoj të lë, janë të gjithë Zlatanët e rinj të bërë nga unë. Të gjithë ata që kanë zemrën e një luani. Të gjithë ata që kanë një zjarr të ndezur në sytë e tyre. Të gjithë ata që me të vërtetë e kuptojnë se asgjë nuk është e pamundur. Faleminderit për gjithçka. Mino, ia dolëm. Gara ka mbaruar. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Më mungon.”, shkruan Ibrahimovic.



