Francesco Acerbi u bashkua me Interin në fillim të sezonit, në huazim nga skuadra e Lazios.
Mbrojtësi është rikthyer në një titullar të padiskutueshëm për trajnerin Inzaghi dhe ka lënë përshtypje pozitive.
Duke parë paraqitjet e lojtarit, drejtuesit po mendojnë të blejnë kartonin e 35-vjeçarit. Lazio kërkon 4 milionë euro për kartonin e Acerbit dhe në ditët e ardhshme priten bisedime për arritjen e një marrëveshje.



