
Florijan Kadiu, është rikthyer në Superiore, teksa ka firmosur me skuadrën e Erzenit. Sulmuesi tetovar, ka nënshkruar me shijakasit, duke u bërë kështu përforcimi i radhës për skuadrën e Kapllanit.
26-vjeçari ka luajtur edhe në të kaluarën në Shqipëri, teksa në 2015 është bashkuar me Tiranën, ndërsa një sezon më pas, u transferua edhe te Teuta.
Gjatë karrierës së tij, Kadiu ka luajtur edhe me skuadra si Shkupi dhe Struga në Maqedoninë e Veriut dhe Sabil në Azerbajxhan.



