Zyrtare/ Dinamo City firmos me mbrojtësin Janku

Zyrtare/ Dinamo City firmos me mbrojtësin Janku

Stivian Janku është lojtari më i ri i Dinamo City. Klubi kryeqytetas, ka njoftuar firmën me mbrojtësin, duke përforcuar kështu prapavijën, repart ku kanë shfaqur probleme këtë sezon.

Janku vjen nga skuadra e Egnatias, ku u transferua në verë, por nuk gjeti hapësira të shumta.

Minutat e pakta në dispozicion, kanë sjellë edhe këtë largim, me 26-vjeccarin që shpreson të aktivizohet më shumë.

Njoftimi i klubit: 

Stivian Janku është zyrtarisht pjesë e Fc Dinamo City.

26 vjeçari i cili pjesën e parë të sezonit ishte lojtar i skuadrës së Egnatias, ka firmosur në praninë e drejtorit Haris Fakiç, kontratën që e bën pjesë të familjes dinamovite në vazhdimësi.

Janku i cili më herët ka luajtur edhe për skuadrat e Partizanit, Luftëtarit dhe Bylis, luan në qendër të mbrojtjes dhe është një vlerë e shtuar për ekipin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy