Covid 19 vazhdon të ndikojë në mënyre direkte në arkat e klubeve të njohura të Europës duke ia limituar ndjeshëm hapat për vazhdimësinë. Kësaj rradhe në skenë është përfshirë Real Madridi. Ashtu siç njihen ndryshe ‘’Galaktikët” gjenden në momente të vështira përsa i përket merkatos sepse akoma nuk kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës me mbrojtësin dhe njëkohësisht kapitenin e tyre Sergio Ramos.
Kërkesat e 37 vjeçarit spanjoll vazhdojnë të mbeten të paluhatura fakt i cili e vështirëson akordin e shumëpritur nga bosi i tyre Florentino Perez.
Sipas raportimeve të së përditshmes ‘’ As ‘’ arsyeja e vërtetë e çedimit në këtë hap të ndërmarrë quhet Gareth Bale. Skuadra e Tottenham Hotspur ku uellsiani është i huazuar nuk ka pranuar vazhdimin e sulmuesit duke e detyruar automatikisht rikthimin e tij në “Bernabeu” për sezonin e ardhshëm. Pagës së lartë të sulmuesit nga Kardifi i shtohet edhe rendimenti i dobët i shokut të tij në repartin e avancuar Eden Hazard. Duhet theksuar se belgu përfiton 28 milionë euro ne sezon shifër që shkon në mospërputhje të plotë me paraqitjet e bëra në fushën e blertë.
E vetmja zgjidhje që madrilenët disponojnë në këto momente është merkatoja e verës në të cilën të ashtuquajturit “Los Merengues” do të jenë të detyruar të shesin disa lojtarë për përmirësimin e anës ekonomike dhe njëkohësisht për të evituar largimin e yllit uellsian nga mitiku ‘’Santiago Bernabeu”.



