Mauro Icardi, objektiv i Real Betisit

Mauro Icardi, objektiv i Real Betisit

Ecuria shumë e mirë e Mauro Icardit prej katër sezonesh tek Galatasaray së fundmi i ka siguruar një tjetër pretendent.

Ndër vite argjentinasi është konsideruar tejet cilësor në metrat e fundit, fakt të cilin e ka dëshmuar me çdo ekip.

 Kësaj rradhe ishi i Interit është vënë në fokusin e drejtuesve të Real Betisit duke qenë se traineri Mauricio Pellegrini ka hasur problematika të vazhdueshme në funksionimin e ofensivës. 

33 vjeçari e finalizon kontratën me turqit në fundin e sezonit dhe mendohet se do ta analizojë këtë interes duke qenë se La Liga konsiderohet një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës. 

Eksperienca mbi supe, zgjuarsia dhe sigurisht kapaciteti për të finalizuar janë tre aspekte të cilët janë tejet të theksuar tek Mauro Icardi. 

Golashënuesi nga Rosario dihet se ka një pagë të konsiderueshme e cila mund të rezultojë një pengesë për transferimin në ‘’ Benito Villamarin ‘’. 

Megjithatë, andaluzët i kanë ofruar një eksperiencë të re, duke qenë se janë tejet ambiciozë, rregullisht pjesëmarrës edhe në kompeticionet europiane. 

Me kilianin në stol ‘’ Los Verdiblancos ‘’ e kanë treguar potencialin si në La Liga ashtu edhe në kontinentin e vjetër, të cilët në sezonin e shkuar arritën deri në finalen e Conference Leagues.

 Javët vijuese do të jenë determinante për bishën e sulmit i cili në sezonin aktual numëron 11 gola dhe 2 asiste në 30 sfida me gjigandët e Turqisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy