Ditën e sotme rikthehet Champions Lerague, me dy ndeshje të kthimit, që do të luhen duke filluar nga ora 21:00.
Liverpool është me një këmbë në çerekfinale, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Interit. Megjithatë ziklatërit nuk dorëzohen dhe do të kërkojnë përmbysjen. Në “Anfield” pritet një sfidë e luftuar, ku spektakli është i garantuar.
Në sfidën tjetër, Bayern Munich do të kërkojë me çdo kusht fitoren në shtëpi, pas barazimit në sfidën e parë ndaj Salzburg.




