
Duke patur parasysh se Zlatan Ibrahimovich dhe Olivier Giroud po i afrohen tërheqjes nga futbolli , drejtuesit e Milanit kanë filluar të analizojnë emra të tjerë për ofensivën.
Përgjegjësia është shumë e madhe , sidomos pas fitimit të Scudettos nga ‘’ Rossonerët ‘’, të cilët tashmë i kanë shkelur syrin yllit të Salzburgut Noah Okafor. Austriakët shquhen si prodhues talentësh dhe 22 vjeçari konsiderohet perfekt për mënyrën e lojës që zhvillojnë italianët.
Në ‘’ San Siro ‘’ ka filluar të operohet në lidhje me transferimin e ishi-t të Bazelit dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ , ish kampionët e Serisë A kanë bërë gati çekun prej 35 milionë eurosh për ti bindur drejtuesit e Salzburgut.
Milanin e presin sfida të vështira , në Itali dhe Champions League dhe në këtë kompeticion do të masin forcat në dy ndeshje të vlefshme për 1/8-tat e finaleve me Tottenham Hotspurin.
Nga krahu tjetër Salzburgu kërkon 40 milionë euro për zvicerianin , i cili shpreson ti bashkohet Milanit në merkaton e janarit , një ndër klubet më të famshëm në botë.



