Në një moment kur kampionatet janë ndalur për shkak të Botërorit, skuadrat do të luajnë miqësore, në mënyrë që lojtarët të mbajnë ritmin për rifillimin e kampionatit.
Kështu, Dinamo ka njoftuar se do të zhvillojë një miqësore me Kukësin ditën e shtunë, në orën 11:00.
Kjo ndeshje do të luhet në kompleksin stërvitor, “Skënder Halili”. Kujtojmë se Dinamo militon në Kategorinë e Parë, ndërsa Kukësi ndodhet në pozita të vështira në Superiore.



