Bayern pëlqen Dani Olmon

Bayern pëlqen Dani Olmon

 Me përfundimin e sezonit si fitues për të herën për të 31-tën herë  kapitull që shënoi një rekord historik në Bundesligë , Bayern Munchen ka ndryshuar  perspektivën dhe i ka hedhur grepat në merkato   . Bavarezët janë të vetëdijshëm se duhet të rrisin intensitetin nëse duan të triumfojnë përsëri në Champions League , kompeticion që kërkon një sfroco ndryshe nga ajo e kampionatit . Aktualisht  janë duke analizuar  Dani Olmon . Mesfushori spanjoll ka befasuar me rendimentin tek Leipzig dhe impresionoi Barcelonën në të kaluarën . Por ‘’ Blaugranët ‘’ janë sprapsur kur u fol për shifrën që kërkonte Leipzigu për 23 vjeçarin  por Bayerni gëzon financa të shëndosha  dhe i krijojnë terrenin për transferimin e tij  në ‘’ Allianz Arena ‘’. 

Përpara kësaj situate lojtari i lindur ne Tarrasa me siguri do të planifikojë më i qetë të ardhmen sepse janë mundësi që krijohen  pak herë gjatë karrierës  .  Në një moshë shumë të re kualiteti  nuk ka vonuar shumë për tu dukur duke ia lehtësuar rrugën për më tej  .  Kjo tentativë është mbështetur fort nga një prej peshave  të rënda të Bayern Munchen në të kaluarën si Philipp Lahm që e ka duartrokitur këtë iniciativë   . Ish mbrojtësi e shikon si një lojtar cilësor Dani Olmon i cili ka në krah faktin se e njeh shumë mirë këtë skuadër për shkak se është ndeshur kundër tyre  .

Por kampionët e Bundesligës duhet të tregohen pragmatikë përballë riaktivimit të mundshëm të interesit të ‘’ Los Cules ‘’ sepse do t’ia prishte  entuziazmin për ishi-n e Dinamo Zagrebit .  Sipas  portalit të specializuar  në vlerën e kartonit të lojtarëve Transfermarkt  ky operacion mund të kapë 40 milionë eurot . Kontaktet e Bayernit me Leipzigun e kanë fillesën disa kohë më përpara  sepse i kanë ‘’ vjedhur ‘’ dy prej elementëve kyç siç janë mbrojtësi Dayot Upamencano dhe  traineri Julian Nagelsmann që do ti shërbejnë duke filluar nga sezoni vijues.   

Leipzigu do të këtë një çështje të ndërlikuar për të zgjidhur por niset si favorit për qëndrimin e Dani Olmos në ‘’ Red Bull Arena ‘’ sepse kontrata e firmosur skadon në 2024-tën por mbetet për tu parë se si do të veprojnë drejtuesit përkatës gjatë negociatave të verës .    Sezoni për këtë lojtar në vija të përgjithshme ka ecur me ritmin e duhur  sepse numëron  46 takime , 7 gola dhe  9 asiste .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy